Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së trajnerit të gjimnastikës, Hamdi Halimi

31.10.2017

E nderuara familja Halimi,

Lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj, trajnerit shumë vjeçar të gjimnastikës e atletikës, Hamdiut, e morëm me pikëllim të madh.

Hamdiu ishte ndër punëtorët dhe kontribuuesit e vyeshëm, i cili në vazhdimësi, para dhe pas lufte është angazhuar me përkushtimin e tij më të madh për promovimin, zhvillimin dhe avancimin e sportit në Kosovë.

Me kontributin e tij, Hamdiu, ka bërë që të jetë mik i respektuar i tërë atyre që e kanë njohur në botën e sportit dhe jashtë saj, të jetë i vlerësuar dhe fjala e tij të zë vend.

Ndarja e hershme e Hamdi Halimit është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për sportin e Kosovës.

Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar dhënë për sportin e Kosovës

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Hamdi Halimit.


Sinqerisht,
Kujtim Gashi
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prapa

KOSOVO IN UNESCO