Kosova e gatshme për Creative Europe

06.09.2017

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në një takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, me të cilën ka biseduar rreth çështjeve të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimit të MKRS-së me këtë zyrë, sidomos në fushat që lidhen me kulturën.

Ndërmjet ministres Dumoshi dhe shefes së BE-së, Natalia Apostolova, u bisedua për procesin e aplikimit të Kosovës në programin Creative Europe, respektivisht për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në Programet e BE-së: Erasmus +, Cosme, Evropa për Qytetarët dhe Evropa Krijuese.

Ministrja Dumoshi dhe shefja BE-së në Kosovë Apostolova u shprehën se ky është një hap i rëndësishëm për kulturën e Kosovës, meqë pjesëmarrja në Programin Evropa Krijuese dhe rëndësia e këtyre programeve për sektorin e kulturës dhe atë audioviziv është shumë e madhe.

Ministrja Dumoshi e falënderoi Apostoloven për përkrahjen e vazhdueshme që BE-ja i jep Kosovës në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, sportit dhe rinisë, dhe u shpreh se ky bashkëpunim është tejet i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO