Ministrja Dumoshi ndau çmimin për filmin “Sans le Kosovo”

12.08.2017

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “Dokufest” që u mbajt në Prizren nga 4 deri në 12 gusht.

Ministrja Dumoshi i ndau çmimin autores Dea Gjinovci për shpalljen e filmit të saj “Sans le Kosovo”, si filmi fitues në kategorinë e filmave kombëtarë.

Dumoshi e festivalin “Dokufest” e vlerëson njërën ndër ngjarjet kulturore më të rëndësishme në vend i cili tashmë e ka vendosur Kosovën në hartën ndërkombëtare kulturore. Ky festival shërben gjithashtu edhe për promovimin e mëtejmë ndërkombëtar të vendit tonë, tha ministrja.

Festivali “Dokufest” ka pasur gjithsej gjashtë kategori: Balkan Dox, International Dox, Human Rights Dox, Green Dox, International Shorts dhe National. Gjatë nëntë ditëve sa është mbajtur festivali, kanë garuar 88 filma në këto kategori.

Prapa