Njoftim
Shpërndarja e certifikatave për studentët e Departamentit të Antropologjisë

26.05.2017

Më datën 29 maj 2017, në orën 11:00, në ambientin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, do të bëhet shpërndarja e certifikatave për studentët e Departamentit të Antropologjisë, për kryerjen e punës praktike në institucionet vartëse të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si në Muzeun e Kosovës, Institutin Arkeologjik, Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe  Qendrat  Rajonale për Trashëgimi Kulturore. Puna praktike është realizuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe Fakultetit Filozofik-Departamentit të Antropologjisë të Universitetit të Prishtinës.

 

Prapa