“Muzetë dhe historitë e kontestuara: Trego diçka tjetër në muze”

18.05.2017

Programi i Muzeut të Kosovës:

E Enjte nga 10:00h-22:00h

09:30h-16:00h Prezantimi i muralit “Ne jemi trashëgimia”në Muzeun e Kosovës, të punuarnga nxënësit e ShMT “28 Nëntori”, Prishtinë

09:45h-10:00h Regjistrimi i pjesmarrësve në programet edukative.

·         “ABC rreth trashëgëmisë kulturore”*

·         “Thesari”*, për tërë grupmoshat

·        Atelie e Trashëgimisë me kostumet kombëtare – CHwB Albania*

10:00h-11:00h Fillimi i punës praktike në aktivitete (me fëmijët parashkollor).

11:30h-13:00h Fillimi i punës praktike në aktivitete (me fëmijët e shkollave fillore).

13:00h-14:00hPauzë.

14:00h-16:00h Vazhdimi i aktiviteteve në programin interaktiv “Muzeu kreativ”*- Trego diçka tjetër në Muze”.

19:00h-22:00h Ekspozitë “Colorful” nga  shkolla verore e artit*.

19:30h-20:00h “Arti i interpretimit”* nga nxënësit e shkollës Xhevdet Doda, me arismtareTolinda Gojani-Asani.

20:00h-02:00h Koncerti muzikor në amfitetarin e lapidariumit të Muzeut;

20:00h-21:00h Nezafete Shala & Band.

21:00h-23:00h Baca Shaq dhe miqtë.

23:00h-02:00h Muzikë nga Lon Mirdita.

 

*ABC për trashëgiminë kulturore - është program edukativ interaktiv që zhvillohet në Muzeun e Kosovës, dhe ka për qëllim të edukojë gjeneratat e reja me vlerat e trashëgimisë arkeologjike të Kosovës, ku përmes gërmimeve të improvizuara arkeologjike fëmijët mësojnë për arkeologjinë si shkencë. Njëkohësisht,praktikojnë bashkëpunimin dhe punën në grup gjatë procesit të konservimit, restaurimit dhe prezantimit të “materialit muzeor”.

*”Thesari”, të gjejmë së bashku thesarin e Muzeut. Është një lojë atraktive, ku fëmijët shëndrrohen në gjuetar thesarësh duke u paisur me hartat e thesarit. Hartat do t’i orientojnë tek pikat kyqe të cilat do të jenë të vendosura në hapësirat e Muzeut të Kosovës. Ky aktivitet ka për qëllim t’i njoftojë grupmoshat e reja me vlerën e koleksionit muzeor dhe rrugëtimin e tyre drejtë Muzeut.

*”Muzeu kreativ” - është aktivitet muzeor i cili ka për qëllim që përmes punës kreative fëmijët të shprehin përshtypjet e tyre, për koleksionin muzeor në praktikë. Pasqyrimi i vlerave të trashëgimisë kulturore në kontekstin artisitk do të bëhet përmes punës me anë të terrakotes, ngjyrave speciale dhe aksesorëve përcjellës dhe tekstilit.

* “Shkolla verore e artit”- është projekt edukativ për artin pamor, në zgjerimin e njohurive për art, ku pjesmarrës janë fëmijët e shkollave të kryeqytetit. Projekti në fjalë është i përkrahur nga Komuna e Prishtinës dhe Muzeu i Kosovës.

* Murali “Ne jemi trashëgimia”- Murali, prezanton kreativitetin e nxënësve të inspiruar ngathesari muzeor duke e pasqyruar atë në kontekstin artistik. Ky mural, është pjesë e programit edukativ mes Muzeut të Kosovës dhe Shkollës Teknike, në Prishtinë.

* “Arti i interpretimit” -Të ringjallim dhe kultivojmë kulturën shekullore, përmes vlerave dhe traditës së pasur të veshjeve popullore. Si një mundësi e mirë për të njohur historinë tonë të shkuar, atë pjesë të historisë që na përket dhe duhet ta ruajmë. Në të gjitha veshjet e punuara nga nxënësit, pasqyrohen artifakte sa më origjinale të mbijetesës shqiptare, që barten me anë të simboleve mitologjike e kozmike që nga kohët pagane dhe janë një pasuri e etikës, mendimit dhe jetës shqiptare. Veshjet janë si një libër që pret të lexohet dhe interpretohet.

* Atelietë e trashëgimisë– zhvillohen mbi bazën e libërthave për fëmijë të konceptuar si mundësi për të organizuar aktivitete praktike mes fëmijëve dhe mësuesve/prindërve. Për këtë atelie, fëmijët e moshave 6-9 vjeç do të përfshihen në një dialog mbi njohjen e veshjeve karakteristike kombëtare si dhe në lojëra si modelizmi, ngjyrosja apo vizatimi bazuar në motive dhe koncepte tradicionale. Libërthat janë pjesë ekoleksionit për fëmijë ”E KA KUSH E KA”, prodhuar nga CHwB Albania.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO