Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Shala me rastin e vdekjes së shkrimtarit e gazetarit Ramiz Kelmendi
E nderuara familja Kelmendi,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj, të shkrimtarit dhe të gazetarit tonë të respektuar, Ramiz Kelmendit.
Ndarja nga jeta e Ramiz Kelmendit është një humbje e rëndë jo vetëm për ju, por edhe për kulturën dhe për letrat shqipe.
Shkrimtari i njohur, Ramiz Kelmendi, me një sërë veprash të zhanreve të ndryshme, si: letrare, gazetareske e publicistike, është një nga themeluesit e jetës letrare e kulturore të Kosovës.
Ai, me krijimtarinë e tij, ishte përkushtuar, siç thoshte vetë, të shkruante për jetën.
Ramiz Kelmendi është vlerësuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të Kosovës, si autor që me durim ndoqi jetën e shqiptarëve të Kosovës në shekullin e tij.
Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt veprën e tij të çmuar letrare.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të shkrimtarit Ramiz Kelmendi.
Sinqerisht,
Kujtim Shala
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit