Rikujtim: Thirrje për punime shkencore

06.09.2016

Dimensioni shpirtëror i trashëgimisë kulturore është një marrëdhënie e sinkronizuar mes shoqërisë, normave që ajo i krijon në hullinë e vet kuptimore dhe vlerave që ajo ia atribuon botës që e rrethon. Aspektet simbolike, sistemet e besimit, principet dhe rregullat shoqërore, kreativiteti, krijimtaria dhe zbulimi, praktikat dhe interaksioni, përfaqësojnë në njërën anë përmbajtjen ekspresive të kulturës shpirtërore dhe në anën tjetër janë një evidencë konkrete e relacionit simbiotik mes shpirtërores dhe materiales. Rrjedhimisht, trashëgimia shpirtërore duhet parë si një kornizë më e gjerë brenda së cilës raportet shoqërore formësohen dhe krijojnë rëndësi. Në kohën e thyerjes së barrierave në kuadër të kontekstit të globalizimit, shoqëritë e gjejnë veten në mbrojtje të praktikave së bashku me reprezentimet dhe dijen që manifestohen në trashëgiminë kulturore. Ky aspekt përbën përpjekje për ruajtje e promovim të vlerave identitare dhe menaxhim të këtyre vlerave përmes krijimit të politikave specifike për fushën.Në këtë konferencë ndërdisiplinore, diskutimi kryesor do të fokusohet në promovimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore.

Thirrje për punime shkencore

Prapa