Shala dhe Belegu biseduan rreth kualifikimeve për Euro 2017

21.06.2016

Ministri Kujtim Shala ka pritur në një takim pune kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.

Ndërmjet ministrit Kujtim Shala dhe kryetarit Belegu u bisedua për zhvillimet në basketbollin e Kosovës gjatë këtij viti, për infrastrukturën e palestrave sportive në vend, për programin e FKB-së, dhe veçmas rreth përgatitjeve që po bënë Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll për kualifikimet për Euro 2017, të cilat do të fillojnë gjatë kësaj vere dhe ku Kosova do të marrë pjesë.

Ministri Shala u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me FBK-në dhe po ashtu premtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të kushteve të përgjithshme për zhvillimin e basketbollit të Kosovës, sidomos tani para kualifikimeve që e presin Përfaqësuesen e Kosovës.

Prapa