Shala: Rinia e Kosovës po integrohet në Evropë

21.06.2016

Është mbajtur konferenca “Integrimi në BE dhe bashkëpunimi rinor – nga perspektiva rajonale tek ajo evropiane”, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.

Ministri Kujtim Shala në fjalën e tij të rastit shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ndihmuar rininë, veçmas në perspektivat integruese.

Shala u shpreh se një prej shembujve të pozitiv në procesin e integrimit evropian është edhe iniciativa për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të Rinjve në Ballkanin Perëndimorë, dhe shtoi se MKRS-ja, si institucion që ka mandat në këtë fushë, nga fillimi i kësaj iniciative ka ofruar bashkëpunimin të plotë dhe konstruktiv, duke u angazhuar në të gjitha aktivitet përgatitore.

Ministri Shala gjithashtu u shpreh se iniciativa për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të të Rinjve në Ballkanin Perëndimor ka filluar nga Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme në Tiranë, në maj 2015, dhe ka vazhduar me punën me Grup Fakt-Mbledhës, të përbërë nga përfaqësuesit e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilët, me mbështetjen e qeverive të Gjermanisë dhe Francës, kanë përgatitur një Koncept Note dhe kjo ka qenë bazë e mirë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, në gusht të po këtij viti, ku edhe është nënshkruar Deklarata e Përbashkët nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, me çka është krijuar Grupi i Punës, i cili ka pasur për detyrë të hartojë të gjitha dokumentet e nevojshme për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të të Rinjve.

Ministri Shala më tej shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka mirëpritur një iniciative të tillë, meqë qëllimi parësorë i kësaj zyre është arritja e pajtimit dhe miqësisë së popujve të Ballkanit nëpërmes bashkëpunimit dhe shkëmbimeve rinore ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit.

Shala po ashtu u shpreh se të gjitha fushat dhe aktiviteteve që janë të parapara në kuadër aktiviteteve të Zyrës Rajonale janë edhe pjesë e politikave programore në Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Rini 2016-2018 të MKRS-së, dhe shtoi se, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar, në përpjekjet e saj, që të mbështes të rinjtë, në këtë rast të veçantë, themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të të Rinjve.

Ministri Shala në fund të fjalës së tij falënderoi dy Qeveritë, Gjermane dhe Franceze, për ndihmën e ofruar në këtë proces.

Prapa