Shala: Mundësi e mirë që vendi ynë të prezantohet në arenën ndërkombëtare nëpërmjet dijës e kulturës

09.06.2016

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot një delegacion të Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, të udhëhequr nga kryetarja Hasnije Ilazi.

Ministri Shala i përgëzoi drejtuesit e SHFK-së për suksesin e arritur me rastin e anëtarësimit të tyre në Federatën Ndërkombëtare të Filozofëve, të cilin akt e vlerësoi si dëshmi të sukseseve të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Shala më tej shtoi se pranimi Shoqatës së Filozofëve të Kosovës me të drejta të plota në këtë organizatë të madhe ndërkombëtare është një mundësi e mirë që vendi ynë të prezantohet në arenën ndërkombëtare nëpërmjet dijës e kulturës dhe, në këtë drejtim, premtoi bashkëpunim.

Kryetarja Hasnije Ilazi e falënderoi ministrin Shala për gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë me SHFK-në, sidomos tani meqë pas anëtarësimit të kësaj shoqate në këtë organizatë të madhe ndërkombëtare, kërkohet angazhim dhe punë shtesë.

Prapa