Kosova pjesë e projektit evropiane për Dekadën Rome

27.05.2016

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Kujtim Shala, ka takuar sot një delegacion nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) i Komisionit Evropian të kryesuar nga Orhan Usein dhe Rada Krstanovic, me të cilin bisedoi rreth pozitës së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, veçmas lidhur me avancimin e tyre në shoqërinë e Kosovës.

Në këtë takim u bisedua rreth lansimit të projektit të Bashkimit Evropian dhe Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Dekada e Romëve, projekt ky i cili do të fillojë me 9 qershor të këtij viti dhe ku për herë të parë Kosova bëhet pjesë këtij projekti evropian.

Gjatë takimit zëvendëskryeministri Shala shpalosi të arriturat dhe punën e bërë të Komitetit Drejtues dhe Institucioneve të Kosovës në hartimin e draftit të ri të Strategjisë dhe Palnit të Veprimit për Komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian 2016-2020.

Po ashtu në këtë takim u bisedua për mundësitë dhe modalitet e bashkëfinancimit të aktiviteteve dhe programeve që ndërlidhen me planin e ri të veprimit për komitetin rom, ashkali dhe egjiptian në mes Institucioneve të Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtare, me përfshirjen sa më të gjithanshme edhe të shoqërisë civile në këtë proces. 

Prapa