Përurohet Palestra e Sporteve në Klinë

19.05.2016

Në Klinë është përuruar Palestra e Sporteve, në të cilin projekt MKRS-ja në total ka investuar 2,005,173.85 €.

Në ceremoninë përurimit të këtij objekti modern, mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ai i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se ky projekt disavjeçar i Institucioneve të Kosovës i kurorëzuar me këtë palestër moderne, është dëshmi e fuqishme e përkushtimit dhe punës së Qeverisë së Kosovës për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e sportit në vendin tonë.

Ai më tej shtoi se kjo palestër modern, është në shërbim të Klinës, të qytetarëve të këtij vendi dhe gjithë atyre që ushtrojnë veprimtari sportive, dhe shtoi se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të punojnë në krijimin e kushte bashkëkohore për sportin.

Ministri Shala më tej u shpreh se puna e madhe që është bërë në këtë palestër,  është dëshmi e fuqishme se ne i mbajmë premtimet dhe sivjet pritet përfundimi edhe i disa palestrave tjera nëpër Kosovë.  

Ministri Shala gjithashtu u shpreh se Kosova ka potencial për të zhvilluar sportin, dhe shtoi se kjo palestër moderne është një ndihmesë e madhe në këtë drejtim. 

Prapa