Ministri Shala uron Federatën e Hendbollit

08.11.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala uron Federatën e Hendbollit të Kosovës, me rastin e pranimit me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), duke u bërë anëtare e 200-të e kësaj federate.

Ministri Shala përgëzon drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, hendbollistët, si dhe gjithë ata që kanë kontribuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të hendbollit të Kosovës.

Ministri Shala më tej u shpreh se përparimi i sportit të Kosovës në planin ndërkombëtar, është dëshmi e sukseseve të shtetit të Kosovës.

Ky është edhe një hap i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare, ka theksuar ministri Shala, dhe ka shtuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.

Prapa