Shala përgëzon Federatën e Çiklizmit të Kosovës

25.09.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala uron Federatën e Çiklizmit dhe çiklistët e Kosovës për pranimin e përkohshëm në Unionin Ndërkombëtar të Çiklizmit.

Lajmi se FÇK-ja është pranuar përkohësisht në UCI, dhe se Kosovës i është mundësuar pjesëmarrja në aktivitet e UCI-së, është një sukses i rëndësishëm për çiklizmin e Kosovës. Ky pranimin i përkohshëm është një mundësi e mirë që sa më shpejt çiklizmi i Kosovës të pranohet me të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Çiklizmit, u shpreh Shala.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë me të gjitha federatat për zhvillimin e sportit në Kosovë dhe për ndërkombëtarizimin e tij, meqë me zhvillimet pozitive të fundit, sporti i Kosovës është afër përmbushjes së synimeve për ndërkombëtarizimin e plotë, u shpreh Shala.

Prapa