MKRS-ja nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Istogut

01.09.2015

Në vazhdën e projekteve të shumta të MKRS-së për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, sot, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Istogut.

Qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja financiare për renovimin e Stadiumit të Qytetit gjatë vitit 2015 dhe vlera e investimit është 25 mijë euro, ndërsa komuna do të investojë 50 mijë euro.

Ministri Shala, me këtë rast u shpreh se MKRS-ja e ka prioritet të ndihmojë komunat në përmirësimin e infrastrukturës sportive në gjithë Kosovën, në mënyrë që krijohen kushte sa më të volitshme për masivizimin e sportit dhe njëkohësisht në krijimin e kushteve sa më të volitshme për ngritje cilësore të sportit. Ministri Shala, më tej u shpreh se do të vazhdojë të bashkëpunimin me Komunën e Istogut dhe komuna tjera në funksion të përmirësimit të infrastrukturës së sportit në vend.

Kryetari i Istogut, Haki Rugova, e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen që i ka dhënë Istogut, dhe u shpreh se me këtë investim, po krijohen kushte më të volitshme për futbollin në Istog.

Memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së dhe Komunës së Istogut

Prapa