Ministri Shala u takua më Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore

26.08.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot drejtuesit e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, të kryesuar nga kryetari Shafi Gashi.

Ministri Shala e përgëzoi kryetarin dhe anëtarët për detyrën dhe funksionalizmin e Këshillit. Ai, po ashtu iu premtoi mbështetje dhe përkrahje në funksion të gjurmimit, ruajtjes, promovimit dhe afirmimit të trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës

Po ashtu, ministri Shala kërkoi nga Këshilli që të kihet kujdes në procesin e finalizimit të Listës së Objekteve për Mbrojtje të Përhershme që ajo të jetë sa më gjithëpërfshirëse.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Gashi, u bisedua edhe për nevojën e bashkëpunimit të institucioneve të ndryshme rreth ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës, sidomos nga shkatërrimet dhe dëmtimet e qëllimshme.

Në këtë takim, u bisedua edhe rreth përgatitjeve që po bëjnë institucionet e Kosovës për aplikim në UNESCO.

Ndërkaq, kryetari Gashi e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen dhe gjithashtu e informoi me gjendjen e trashëgimisë kulture në Kosovë, me sfidat që e presin Këshillin pas funksionalizmit, si dhe me nevojën për një vetëdijesim të përgjithshëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Prapa