Zëvendësministri Hoti priti përfaqësuesit e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës

21.08.2015

Zëvendësministri iKulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesite Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, të kryesuar nga Deniza Limani, kryetare dhedeputetët e rinj nga komuna të ndryshme të Kosovës.

 

Hoti, pasi u dëshirojmirëseardhje, i informoi ata për punën dhe aktivitetet që zhvillon MKRS-ja,posaçërisht në fushën e Rinisë, me përpilimin e bazës ligjore në interes të tërinjve të vendit e deri tek përkrahja e projekteve konkrete që prekindrejtpërdrejt të rinjtë në të mirë të zhvillimit të tyre.

 

Ai përmendi se brezatë popullit tonë kanë punuar dhe janë flijuar për të arritur deri këtu ku jemisot dhe “sot kemi një brez të rinjsh që është i kompletuar më shumë se kurrëdhe i cili komunikon, garon e sfidohet me të rinjtë e vendeve më të zhvilluaratë botës”, tha zëvendësministri.

 

Ai tha se MKRS-ja dotë vazhdojë të përkrah të rinjtë e vendit tonë në vetëdijesim, në avancimin etyre si dhe kjo përkrahje do të rritet edhe më tej në të ardhmen.

 

Nga ana tjetër,kryetarja e të deputetëve të rinj, Deniza Limani, e informoi për punën dhendërtimin e strukturave të të rinjve në nivel vendi. Ajo theksoi se është ekënaqur me përkrahjen e vazhdueshme institucionale si atë qendrore por edhe atëlokale, duke veçuar mbështetjen që MKRS-ja po jep për rininë si asetin më tërëndësishëm të vendit.

 

Limani shprehu shpresën se bashkëpunimi dhepërkrahja për të rinjtë të vazhdojë dhe të rritet përmes aktiviteteve eprojekteve të ndryshme në sajë të zhvillimit dhe fuqizimit të rinisë si nëvendimmarrje por edhe në punësim.

Prapa