Ministri Shala uron Federatën e Atletikës

19.08.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron Federatën e Atletikës së Kosovës me rastin e pranimit me të drejta të plota në Federatën Botërore të Atletikës, në kongresin e 50-të të kësaj Federate që është mbajtur në Pekin të Kinës.

“Ky është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për atletikën e Kosovës dhe sportin në përgjithësi”, tha ministri Shala.

Ai po ashtu përgëzon drejtuesit e federatës dhe atletët e Kosovës, duke iu uruar suksese në avancimin e mëtejme të këtij sporti në arenën ndërkombëtare.

“Sporti i Kosovës gjithnjë e më shumë po ndërkombëtarizohet. Ky është edhe një hap i rëndësishëm që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin, si dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar ministri Shala dhe ka shtuar se” MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.”

Prapa