Reagim

18.08.2015

Me datën 18 gusht 2015, gazeta “Zëri” ka botuar shkrimin me titull “Zëvendëskryeministri Shala “rehaton” gruan”, me autor, gazetarin Enis Veliu.

Meqë artikulli në fjalë apostrofon bashkëshorten e ministrit Shala dhe njëkohësisht thotë të pavërteta, dëshirojmë të sqarojmë për ju dhe opinionin publik se znj. Lindita Morina-Shala nuk është punësuar në MKRS më 1 nëntor 2014, siç thuhet në artikull. E vërteta është se znj. Lindita Morina-Shala është punësuar në MKRS, në pozitën Zyrtare për Financa në MKRS/BK, më 15.06.2009.

Po ashtu, të dhënat për kontratat mbi shërbime të veçanta janë interpretuar me pasaktësi të mëdha dhe me tendencë për të shtrembëruara të vërtetën.

Në artikullin e lartshënuar ka pasaktësi, me tendencë njollosjen e emrit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit Shala, andaj kërkojmë që të bëhet minimumi i mundshëm, të botohet ky demant dhe njëkohësisht t’i kërkohet falje publike ministrit dhe MKRS-së, si dhe opinionit publik.

Gazeta “Zëri”, me këtë artikull, nuk i është përmbajtur parimeve të informimit të drejtë të opinionin publik, ndaj për këtë arsye ne i jemi drejtuar Komisionit të Pavarur për Media, Këshillin e Mediave të Shkruara, si dhe do të ushtrojmë padi për shpifje.

MKRS-ja në vazhdimësi ka qenë e hapur dhe transparente për mediet dhe opinion publikun, në funksion të transparencës dhe informimit të drejt.

Po ashtu, MKRS-ja dëshiron t’ju vë në dijeni, se për shkak të shpifjes, që përbën vepër penave, do të ushtrojë padi ndaj gazetarit të gazetës Zëri.

MKRS-ja shprehet e gatshme që të bashkëpunojë me të gjitha mediet, me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës dhe në dobi të opinionit publik.

Prapa