U nënshkrua Memorandumi mes MKRS-së dhe Federatës së Boksit

29.07.2015

Në vazhdën e memorandumeve të nënshkruara gjer me tani me disa federata të sportit të Kosovës, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Federatës së Boksit të Kosovës.

Nëpërmjet këtij Memorandumi Bashkëpunimi, MKRS-ja subvencionon FBoxK-në për pjesën e programit të këtij viti me 39,500.00 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, përgëzoi FBoxK-në për punën dhe aktivitet e deritashme, si dhe sukseset e treguara. Ai e konfirmoi mbështetjen për FBoxK-në, duke u zotuar se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm të tij.

Kryetari i FBoxK-së Ramadan Selimi e përgëzoi ministrin Shala për punën që po bën në fushën e sportit, sidomos çështjen e memorandumeve, që sipas tij lehtësojnë jashtëzakonisht shumë veprimtarinë e federatave.

Siç kemi bërë të ditur për opinionin publik, nëpërmjet këtyre memorandumeve të bashkëpunimi, MKRS-ja po ndihmon në pavarësimin financiar të federatave, si dhe po krijon lehtësira që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë.

Prapa