Ministri Shala priti kryetarin e Bashkësisë Hebreje

28.07.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot në një takim kryetarin e Bashkësisë Hebreje, Ruzhdi Shkodrën, me të cilin u bisedua për bashkëpunimin mes MKRS-së dhe kësaj bashkësie.

Ministri Shala u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimi me këtë bashkësi në Kosovë në fusha me interes të përbashkët për kulturën dhe trashëgiminë kulturore.

Ndërsa Ruzhdi Shkodra, kryetari kësaj bashkësie, falënderoi ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë kësaj bashkësie, dhe njëkohësisht shprehu interesimin që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Prapa