Ismet Bogujevci nderohet me titullin “Doajen i Ansamblit”

22.07.2015

Në mbështetje të Rregullores për Gradimin e Pagave të Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore, MKRS-ja, me një vendim të veçantë, e nderoi Ismet Bogujevcin, solist i njohur i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” me titullin “Doajen i Ansamblit.”

Me këtë rast, ministri Shala e përgëzoi Bogujevcin për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në fushën e artit dhe të kulturës në Kosovë ndër vite.

Ai, po ashtu, u shpreh se MKRS-ja do të vazhdojë të mbështesë artisët e Kosovës, duke krijuar lehtësira për veprimtarinë e tyre dhe njëherësh duke nxitur promovimin, afirmimin dhe mbrojtjen e vlerave të tyre kulturore dhe artistike.

Doajeni Bogujevci e falënderoi ministrin Shala për pritjen, vlerësimet dhe nderimin dhe tha se kjo mirënjohje është një nxitje për të që edhe më tutje të vazhdojë të punojë për të kultivuar artin e muzikës.

Prapa