Kosova nikoqire e Kampionatit Evropian të Regjioneve në Karate

03.07.2015


Sot, në një takim ndërmjet Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe kryetarit të Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, u bisedua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërmjet ministrisë dhe federatës, në funksion të përmirësimit të kushteve të përgjithshme për sportin në Kosovë dhe afirmimin e tij sa më të suksesshëm në planin ndërkombëtar.

Po ashtu, në këtë takim ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Arifi, u bisedua në mënyrë specifike për Kampionatin Evropian të Regjioneve në Karate, i cili do të mbahet në qershor të vitit 2017 në Prishtinë.

Ministri Shala dhe kryetari Arifi e vlerësuan këtë si ngjarje tejet të rëndësishme dhe historike për sportin e Kosovën.

Ministri Shala u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me FKK dhe se MKRS-ja do të mbështesë federatën që të përgatitet sa më mirë për këtë ngjarje të madhe sportive. Për këtë arsye, ministrit Shala dhe kryetarit Arifu u dakorduan që në ditët në vijim, të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi mes MKRS-së dhe FKK-së.  

Prapa