Ministri Kujtim Shala u takua me kapitenin e Përfaqësues së Kosovës në futboll

29.06.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala priti sot kapitenin e Përfaqësues së Kosovës në futboll, Samir Ujkanin.

Ministri Shala e përgëzoi Ujkanin për sukseset që po tregon në arenën ndërkombëtare, dhe e falënderoi për paraqitjet mira që po i bën për Përfaqësuesen e Kosovës.

Ujkani e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep sportit të Kosovës dhe avancimit të tij në arenën ndërkombëtare.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kapitenit Ujkani u diskutua për të ardhmen e futbollit të Kosovës në përgjithësi dhe nevojën e përmirësimit të mëtutjeshëm të tij.

Prapa