Ministri Kujtim Shala uron xhudisten Majlinda Kelmendi

25.06.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala uron xhudisten e Kosovës Majlinda Kelmendin, e cila nga Federata Evropiane e Xhudosë është shpallur si xhudistja më e mirë në Kontinentin e Evropës për vitin 2014.

“Ky është lajm jashtëzakonisht i mirë për sportin e Kosovës”-tha ministri Shala dhe shtoi se: “MKRS-ja është e përkushtuar që të krijojë kushte sa më të volitshme për sportin e Kosovës, për prezantimin dhe përparimin e tij në arenën ndërkombëtare.”

“Ky sukses i Majlindës, është një mirënjohje për të dhe për Kosovën, por edhe një dëshmi se Kosova ka sportistë cilësorë, ndaj hapja e rrugëve për ta, që të dëshmojnë vetën në arenën ndërkombëtare, mbetet prioritet i yni” tha Shala.

Prapa