Lajme
Majlinda dha emocion të paharruar në Londër e në Rio do të jetë prijësja e ekipit olimpik të Kosovës
02.08.2012Me paraqitjen saj në Lojërat Olimpike Londra 2012, Majlinda Kelmendi i ka dhuruar gjithë popullit një emocion që nuk i ka përjetuar kurrë mё parë në një garë të tillë dhe ajo padyshim që është krenaria jonë, emblemë e sportit të Kosovës dhe besoj se do të jetë prijësja e ekipit olimpik të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016. Kështu tha sot ndër të tjera, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në konferencën për shtyp të mbajtur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari, bashkë me xhudisten Kelmendi, trajnerin e saj Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, të cilët u kthyen sot nga Londra. Ashtu edhe siç e kishte përcjell, ministri Krasniqi ka pritur Majlindën dhe ekipin e saj në ANP Adem Jashari.më shumë








+.jpg)





