Lajme

Java e Rinisë 2012

30.08.2012

ava e Rinisë 2012, këtë vit hyn në vitin e njëmbëdhjetë, si aktiviteti më gjithëpërfshirës në sektorin e Rinisë.më shumë

Ministri Krasniqi inauguroi pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut

27.08.2012

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi ka hapur sot Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venedik. Republika e Kosovës për herë të parë po merr pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm të fushës së arkitekturës, me projektin “Punuesi i filigranit”, të kuratorit Përparim Rama. Në ceremoninë e hapjes ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Romë, znj.Bukurije Gjonbalaj, si dhe arkitektë të shumët dhe organizatorë të Bienales.më shumë

Kosova e gatshme për prezantim në Bienalen e arkitekturës në Venedik

15.08.2012

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka përgëzuar për punën që kanë bërë, kuratorin, komisionierin, bordin dhe gjithë ekipin e angazhuar për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bienalen e Venedikut, ekspozitën më të madhe në botë të Arkitekturës, e cila fillon nga 29 Gusht dhe mbaron më 25 Nëntor. Me një iniciativë të MKRS-së Kosova ka arritur që të jetë për herë të parë në Bienalen e Venedikut.më shumë

MKRS ndan edhe 37 mijë për përmbylljen e rinovimeve në Galerinë “Agim Çavdërbasha”

15.08.2012

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për renovimin e galerisë së skulptorit tonë të njohur Agim Çavdërbasha, në Çagllavicë. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.veton Firzi ka nënshkruar sot edhe një Memorandum Mirëkuptimi me Fondacionin “Agim Cavdërbasha”, përmes së cilit MKRS realizon edhe shumën tjetër të investimeve në këtë galeri, të djegur në vitin 2004.më shumë

Për herë të parë MKRS rinovon 11 stadiume të futbollit, me një vlerë prej mbi 1 milionë e 100 mijë euro

13.08.2012

Rreth 9 milionë euro është shuma që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës do të investojë në infrastrukturën sportive, e në të cilën përveç tjerash përfshihen edhe rinovime në 11 stadiume, rinovim dhe ndërtim të palestrave sportive si dhe ndërtim të poligoneve sportive. Përveç tjerash investimet me këtë buxhet do të ndahen edhe për Qendrën Multifunksionale në Mitrovicë, në të cilën do të ketë terrene sportive, kryesisht për sporte individuale, pishinë gjysmë-olimpike, rinovim të tërësishëm të palestrës së sportit “Minatori”, si dhe një qendër afariste. më shumë

previous

1-5 Nga 9

next