Lajme

Për herë të parë në Republikën e Kosovës licencohen dy shoqata për administrim kolektiv të së drejtës së autorit

12.07.2012

Një hap shumë i rëndësishëm për mbrojtën e së drejtës së autorit është bërë sot. Tashmë dy shoqata për administrim kolektiv të së drejtës së autorit, APIK-për fushën e muzikës dhe VAPIK-për fushën audio-vizuele, kanë marrë licencën nga Zyra për të Drejtën e Autorit, për të administruar këto të drejta, duke bërë në radhë të parë negociata me shfrytëzuesit e këtyre të drejtave.më shumë

Ministri Krasniqi priti në një takim ambasadorin e Çekisë në Prishtinë, Jiri Dolezel

12.07.2012

Bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e kulturës, por edhe në segmente të tjera ka qenë temë diskutimi në takimin mes Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Prishtinë, z.Jiri Dolezel.më shumë

Ministri Krasniqi priti reprezentacionin e Kosovës në Kik-Boks, që në Kampionatin Botëror në Selanik fitoi 13 medalje

12.07.2012

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim reprezentacionin e Kosovës në Kik-Boks, që ka shkëlqyer në kampionatin botëror në Selanik të Greqisë duke fituar 13 medalje, 1 të artë, 3 të argjendtë, dhe 9 të bronzta.më shumë

previous

1-3 Nga 3

next