Lajme

Presidentja Jahjaga, Kryeministri Thaçi dhe Ministri Krasniqi përcjellin nga afër paraqitjen e Majlinda Kelmendit në Olimpiadë

27.07.2012

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, që merr pjesë në Lojërat Olimpike “Londra 2012” në kuadër të ekipit olimpik të Shqipërisë, të dielën nuk do të jetë vetëm. Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi do të jenë të dielën në Excel Arena në Londër për të parë nga afër përballjet e xhudistes nga Peja. Në raundin e parë Majlinda do të takohet me Sundberg Jaana nga Finlanda.më shumë

Ministri i Kulturës së Malit të Zi, z. Branisllav Miqunoviq, telegram ngushëllimi Ministrit Krasniqi për vdekjen e poetit te shquar, Ali Podrimja

26.07.2012

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta e poetit me renome ndërkombëtar, intelektualit të shquar dhe akademikut kosovar – Ali Podrimja.më shumë

Majlinda Kelmendi, me një përcjellje shtetërore u nis për në Londër

25.07.2012

Me një ceremoni shtetërore, xhudistja Majlinda Kelmendi është nisur sot nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për në Londër ku do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike si pjesë e ekipit olimpik të Shqipërisë. Ka qenë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi që ka organizuar këtë përcjellje të sportistes së vetëm nga Kosova që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Londër. Ai e ka shoqëruar Majlindën deri në aeroport. më shumë

Telegram ngushëllimi i Ministrit Krasniqi për vdekjen e shkrimtarit të shquar, Ali Podrimja

21.07.2012

Është vërtetë moment i vështirë për të thënë çfarëdo fjale për njeriun që me krijimtarinë e tij inspiroi breza të terë dhe shpërndau anekënd botës gjithë pasurinë dhe elanin e kombit tonë për letërsinë dhe artin në përgjithësi. Vdekja e poetit me renome ndërkombëtare, krenarisë sonë, Ali Podrimja është një humbje e gjithë kombit shqiptar, e padyshim dhe e gjithë komunitetit letrat dhe artistik në botë.më shumë

Ndryshimet në Ligjin për Trashëgimi mundësojnë menaxhim shumë mё efikas të gjithë trashëgimisë

20.07.2012

Më ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Trashëgimi pritet të ketë një rregullativë më të qartë dhe të tillë që mundëson zhvillime pozitive në fushën e trashëgimisë kulturore. Kështu tha sot ndër të tjera Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi, në dëgjimin publik të organizuar nga MKRS për Projektligjin për Trashëgimi Kulturore...më shumë

previous

1-5 Nga 16

next