Lajme
Telegram ngushëllimi i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, z. Memli Krasniqi, për familjen Zhega
12.06.2012E nderuara familja Zhega!Më shumë pikëllim morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit, trajnerit dhe profesorit Medin Zhega.më shumë
Ministri Krasniqi: Kosova do të nderojë përjetësisht gjithë individët dhe organizatat që ndihmuan Kosovën në kohërat më të vështira
12.06.2012Populli i Kosovës përherë iu është falënderues të gjithë njerëzve dhe organizatave nga e mbarë bota që në momentet më të vështira kanë qëndruar pranë nesh. Kështu tha sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Memli Krasniqi, në ceremoninë e zbulimit të monumentit nderues për të gjithë personalitetet dhe organizatat që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës nga viti 1990 deri në vitin 2012. Ngritja e këtij monumenti ka qenë iniciativë e organizatës Ponte della solidarieta Kosova. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ambasadori i Italisë në Kosovës, z. Michael Giffon, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Bajram Rexhepi, si dhe personalitete vendore e ndërkombëtare nga fusha e artit, politikës, shkencës dhe sportit.më shumë
Ministri Krasniqi priti në një takim futbollistin kosovar që luan në Angli, Shefki Kuqin
12.06.2012Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim futbollistin kosovar Shefki Kuqi, që është pjesë e ekipit të ligës së dytë në Angli, Oldham Athletic, si dhe mbron ngjyrat e kombëtares së Finlandës. Kuqi ka qenë disa herë pjesë e ekipeve të suksesshme të Premiere League, si Newcastle United, Blackburn Rovers.më shumë
Ministri Krasniqi priti në një takim futbollistin kosovar që luan në Australi, Besart Berishën
12.06.2012Në vazhdën e takimeve me sportistët e suksesshëm kosovarë në arenën ndërkombëtare, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim edhe futbollistin Besart Berisha, i cili në edicionin 2011-2012 është shpallë futbollisti më i mirë në Australi, pasi me 23 gola i ndihmoi ekipit të tij, Brisbane Roar, që të shpallet kampion. më shumë








+.jpg)





