Lajme
Ministri Krasniqi vizitoi Institutin Qendror të Romës për Restaurime dhe Konservim
28.06.2012Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi ka vizituar sot Institutin Qendror të Romës për Restaurime dhe Konservim, ku është takuar me z.Alesandro Bianchi dhe Carlo Cacace, dy prej ekspertëve kryesor të këtij instituti. MKRS-ja dhe institucionet vartëse për trashëgiminë kulturore në Kosovë kanë një bashkëpunim të thellë me këtë institut. Ministri Krasniqi ka parë nga afër punën që bëhet në këtë institut me saktë në laboratorët e tij. më shumë
Ministri Krasniqi u prit në Romë nga Ministri për Trashëgimi dhe Aktivitete Kulturore, z.Lorenzo Ornaghi
28.06.2012Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi ka nisur sot vizitën zyrtare në Itali, me çrast është pritur nga Ministri i Trashëgimisë dhe Aktiviteteve Kulturore i Italisë, z.Lorenzo Ornaghi. më shumë
Fotolajm: Finalet në futsall dhe volejboll në garat e sportit shkollor
26.06.2012Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi ka përcjellë sot finalet në futsall dhe volejboll në mes të disa shkollave të Kosovës. Këto gara, të mbajtura në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, organizohen për herë të parë në Republikën e Kosovës. Ditë më parë janë zhvilluar gara në nivel komunash, në 23 gjithsej, dhe më të mirët nga shkollat e ulëta të mesme dhe të larta të mesme janë takuar në finale në Prishtinë. Ministri Krasniqi me këtë rast ka ndarë edhe kupat për katër ekipet fituese. më shumë
Rexho Mulliqit iu nda post-mortem Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore për muzike, Niketë Dardani
24.06.2012Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi ka ndarë sot Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore për muzikë Niketë Dardani, të cilin ditë më parë juria profesionale post-mortem ia ka ndarë kompozitorit Rexho Mulliqi.më shumë
Kosova prezantohet në edicionin e 46-të të Montreux Jazz Festival
24.06.2012Republika e Kosovës për herë të parë do të ketë mbrëmjen e vet në edicionin e 46-të të Festivalit prestigjioz të Jazz-it, Montreux Jazz Festival të Zvicrës. Pas një pune të MKRS-së dhe Ambasades së Kosovës në Zvicër, në marrëveshje me organizaten Montreux Jazz 2 Foundation for Creative and Cultural Exchange është siguruar që kete vit Kosova të jetë shteti qe do te ketë mbrëmjen e vet në këtë festival, në kuadër të netëve performuese Eastern Delights që mbahen në kuadër të Festivalit qe disa vite. Po ashtu me një pavijon të veçantë do të prezantohet kultura dhe trashëgimia e Kosovës. Kosova do të përfaqësohet në këtë eveniment prestigjioz nga grupet ODA, Jericho, dhe Etno Classic dhe mbrëmja e Kosovës, e mbiquajtur Kosovo Rocks do të jetë më datën 3 Korrik.më shumë













_505.jpg)
_505.jpg)

