Ceremonia e ndarjes së çmimeve për letërsi "Azem Shkreli" dhe çmimeve tjera vjetore

13.02.2015

Të nderuar,

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me rastin e Pavarësisë së Kosovës, do të bëjë ndarjen ceremoniale të Çmimit Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimeve tjera Vjetore për Letërsi.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet me 17.02.2015 (e martë), ora 12:30, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kabinetin e ministrit Shala.

Ftoheni ta përcillni këtë aktivitet!

Prapa

KOSOVO IN UNESCO