Nesër ndahen certifikatat për 200 të rinj

24.11.2014

Nesër (25.11.2014), Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, do të ndajë certifikatat për 200 të rinj të trajnuar në fushën e hartimit të planit të biznesit.
 
Aktiviteti mbahet në ora 14:00 në hotel Sirius, Prishtinë. Ky është projekt i MKRS-së i implementuar nga organizatat Institute for Management and Development – IMD dhe Institute for Training and Economic Development – ITED

Qëllimi i këtij projekti është që përmes trajnimeve profesionale dhe përkrahjes financiare që do jepet nga MKRS të nxisë zhvillimin e ndërmarrësisë tek te rinjtë dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.
 
Ftoheni ta përcillni këtë aktivitet.
 

Prapa

KOSOVO IN UNESCO