Nesër bëhen përurimet e restaurimeve në Kalanë e Vushtrrisë

03.11.2014

Nesër ( e martë, 4 nentor) në ora 11:00, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës , Rinisë dhe Sportit, Veton Firzi, bashkë me Ambasadoren amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson dhe kryetarin e Komunës së Vushtrrisë përurojnë përfundimin e restaurimeve në Kalanë e Vushtrrisë.
 
Restaurimet janë kryer nga një bashkëpunim i MKRS-së me Ambasadën Amerikane dhe organizatën Trashëgimia Kulturore Pa Kufij.
 
Ftoheni të përcillni këtë aktivitet!

Prapa

KOSOVO IN UNESCO