Nënshkruhet Memorandumi për restaurimin e Kalasë së Prizrenit

24.09.2014

Nesër (25 shtator 2014), në ora 11:00, në Kalanë e Prizrenit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Cultural Heritage Without Borders (CHWB) dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për restaurimin e Kalasë së Prizrenit.
 
Me këtë memorandum, Ambasada Amerikane në Prishtinë do të ndajë 700 mijë dollarë për restaurimin e Kalasë.
 
Memorandumi do të nënshkruhet nga Ministri Memli Krasniqi, Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, drejtori i CHWB-së, Sali Shoshi dhe drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha.
 
Ceremonia e nënshkrimit organizohet në Kalanë e Prizrenit.
 
Ftoheni të përcillni këtë aktivitet!

Prapa

KOSOVO IN UNESCO