Majlinda Kelmendi, kampione e botës në xhudo, mbërrin nesër në Kosovë

28.08.2014

Nesër, me datë 29.08.2014, rreth orës 19:30, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, e pret fituesen e Medaljes së Artë në Kampionatin Botëror në Xhudo që u mbajt në Rusi, Majlinda Kelmendin dhe ekipin e Kosovës në xhudo.
 
(Mediat do të kenë qasje deri tek pista)
 
Pas pritjes në Aeroport, pranë hapësirës VIP, Majlinda dhe ekipi do të takojnë qytetarë dhe sportistë.  Me pas, Ministri Krasniqi dhe Ekipi i Majlindës do të nisët për në Prishtinë.
 
Rreth orës 20 : 30 ekipi do të pritet nga komuniteti sportiv i Kosovës, në një koktej rasti të organizuar nga MKRS dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, në Hotel Sirius.
 
Me këtë rast, Majlindës dhe trajnerit të saj, Driton Kuka do t’i ndahet edhe shpërblimi shtetëror për medaljen e fituar. Sipas Rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që Arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi shpërblehet me 40 mijë euro, e trajneri i saj Driton Kuka me 20 mijë euro.
 
Pas kësaj, rreth orës 21:00 Majlinda dhe ekipi i saj, me përcjellje shtetërore, do të niset për në qytetin e saj të lindjes, Pejë.
 
Për çdo informacion shtesë ose ndryshim eventual të agjendës do të ju informojmë me kohë.
 
Për kontakt keni:
Shkelzen Dragaj, Shef i Kabinetit
044 617 474
Osman Gashi, Shef i Divizionit për Komunikim me Publikun
044 633 281

Prapa

KOSOVO IN UNESCO