Sot ndahen Çmimet për Kinematografi

01.06.2014

Sot, në ora 11:00 në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministri Memli Krasniqi do të ndajë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në Kinematografi ‘Bekim Fehmiu’ dhe Çmimin Vjetor për Kinematografi për vitin 2013.
 
Ky është viti i dytë që ndahen këto çmime dhe bazuar në rregullore, ceremonia e dhënies së shpërblimeve mbahet me datë 1 qershor, ditëlindjen e aktorit tonë të shquar,  Bekim Fehmiu.
 
Procesi i ndarjes se çmimeve fillon me propozimet që sjellin individët dhe institucione të ndryshme dhe më pas një juri e emëruar nga Ministri përzgjedh fituesit.
 
Këtë vit juria kishte këtë përbërje: Agron Vula, Blerim Gjoci, Zana Radogoshi, Astrit Kabashi dhe Ardianë Pajaziti.
 
Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore ‘Bekim Fehmiu’ ka vlerë financiare 5 mijë euro, ndërkaq ai vjetor në kinematografi, 2500 euro.
 
Ftoheni të përcillni këtë aktivitet!

Prapa

KOSOVO IN UNESCO