Nesër (03.03.2014), në ora 12:00 Kryeministri Hashim Thaçi përuron stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë

02.03.2014

Nesër, në ora 12:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Memli Krasniqi dhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokrri do të përurojë renovimet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
 
Për renovimet në këtë stadium, MKRS-ja ka investuar rreth 740 mijë euro. Më 5 mars në stadiumin “Adem Jashari” do të zhvillohet ndeshja e parë miqësore zyrtare ndërkombëtare e Përfaqësueses së Kosovës, përballë Përfaqësueses së Haitit.
 
Ftoheni ta përcillni këtë aktivitet!

Prapa

KOSOVO IN UNESCO