Sot takimi i radhës për hartimin e Kalendarit të Përbashkët Kulturor, Kosovë - Shqipëri

13.02.2014

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi bashkë me drejtuesit e institucioneve të kulturës në Kosovë ka udhëtuar sot për në Tiranë për t’u takuar me homologen, Mirela Kumbaro –Furxhi dhe drejtuesit e institucioneve kulturore në Shqipëri.

Në këtë takim do të diskutohet për bashkëpunimin e dy vendeve tona në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Theks të veçantë do  të ketë hartimi i Kalendarit të Përbashkët Kulturor, i cili edhe pritet të konkretizohet sot.

Ky është takimi i tretë mes dy ministrive dhe hartimi i kalendarit kulturor vjen si rezultat i marrëveshjeve për bashkëpunim të nënshkruar mes dy qeverive, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në Prizren më 11 Janar 2014.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO