Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi NESËR në ORA 13:00 takon dhe mban Konferencë për shtyp me Florent Boshnjakun, përfaqësues i shoqatës për administrim kolektiv të së drejtës së autorit në fushën e muzikës - APIK dhe Blerim Gjocin, përfaqësues i shoqatës për administrim kolektiv të së drejtës së autorit në fushën audio-vizuele - VAPIK.

11.07.2012

Ministri me këtë rast do t’ua dorëzojë atyre lejen për administrim kolektiv të së drejtës së autorit.

Licencimi i këtyre dy shoqatave po ndodh për herë të parë në Kosovë, dhe konsiderohet si një nga hapat më të rëndësishëm në funksion të mbrojtjes së krijimtarisë origjinale dhe përfitimit të autorit të veprës nga shfrytëzimi i saj.
 
Ftoheni ta përcillni këtë aktivitet!

Prapa