Zëvendësministri Hoti do të vizitojë sot Novobërdon

07.08.2015

Të nderuar,
 
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, do të vizitojë sot (07 gusht 2015) komunën e Novobërdës, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Svetislav Ivanoviq.
 
Takimi me kryetarin e Novobërdës fillon në ora 10:00 në komune, dhe më pas do të vizitohet Kalaja e Novobërdës, ku po zbatohet projekti që mbështetet financiarisht nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, zbatohet nga kompania e përzgjedhur nga UNESCO, nën mbikëqyrjen e MKRS-s dhe institucioneve vartëse.
 
Ftoheni ta përcillni këtë ngjarje.
 

Prapa

KOSOVO IN UNESCO