Zëvendësministri Hoti viziton nesër Gjilanin

05.08.2015

Të nderuar,
 
Nesër (6 korrik 2015), zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti do të vizitojë Komunën e Gjilanit.
 
Në kuadër të kësaj vizite, zëvendësministri Hoti do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, në ora 10:00.
 
Pas takimit, rreth orës 11:00, Zëvendësministri Hoti së bashku me kryetarin Haziri, do të vizitojë Shkollën e Muzikës, Muzeun ku do të vëzhgojë nga afër punimet, si dhe Atik Xhaminë.
 
Ju ftojmë që ta përcillni këtë ngjarje!
 

Prapa

KOSOVO IN UNESCO