Ministri Shala viziton sot Deçanin dhe Istogun

07.07.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, viziton SOT (07.07.2015) Deçanin, ku do të inspektojë punimet në Palestrën Sportive të këtij qyteti, në ora 12:30, si dhe do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të fazës së dytë në renovimin e Stadiumit të qytetit në Deçan.
 
Ndërsa në ora 14:30, ministri Shala do të vizitojë Vrellën e Istogut, ku po bëhen gjurmime me rëndësi arkeologjike.
 
Gjatë kësaj vizite, në Istog do të inspektohen edhe punimet në Palestrën e Sportit.
 
Ju ftojmë që t’i përcillni këto aktivitete.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO