Intervistë exklusive e ministrit të sportit, Memli Krasniqi dhënë Radio Kosovës

03.01.2012

Gjatë fundvitit është bërë rekapitulimi i arritjeve në sportin e Kosovës, por edhe vështirësistë me të cilat janë përballur sportistët dhe drejtuesit e sportit të Kosovës në të gjitha degët sportive. Infrastruktura sportive, përpjekjet për praninimin e federatave tona në asociacionet ndërkobmëtare, por edhe shumë punë të tjera mbesin prokupim edhe për vitin 2012. Miratimi ligjit për sportin, që u bë në fund të këtij viti ishte ndër arritjet e mëdha . Mbeten edhe shumë sfida tjera rreth organizimit të gjithëmbarshëm të sportit dhe klubeve sportive. Shkëpusim intervistën exklusive me Ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, Memli Krasniqi dhënë Radio Kosovës.

Radio Kosova: Ministër, si e vlerësoni vitin 2011 në rrafshin sportiv?

Memli Krasniqi: T’ju them të drejtën, ka qenë një vit që unë megjithatë e konsideroj të suksesshëm veçanarisht kur kihet parasysh se fillimi i punës se qeverisë ka qenë në fund të shkurtit kështu që realisht kemi pasur 10 muaj në dispozicion, dhe pas një vakumi qeveritar, realisht ka pasur një sërë çështjesh që është dashur të trajtohen me emergjencë. Në kuadër të angazhimeve tona në fushën e sportit, kemi pasur aktivitete të shumta dhe besoj që ata që e kanë përcjellë punën tonë ndoshta do të ishin pajtuar me atë që unë kam deklaruar vazhdimisht që sporti ka qenë dhe do të jetë gjatë gjithë mandatit një prioritet bazik i imi personalisht dhe i ministrisë.

Në këtë kuadër, vlen të përmendet që në fillim që ne kemi arritur që ta rrisim buxhetin për sportin dhe gjysma e buxhetit e ministrisë edhe për këtë vit ka qenë e dedikuar për sport, qoftë për subvencione qoftë për dërgesa për investime kapitale.

Në këtë drejtim, kemi arritur që të vazhdojmë bile të fuqizojmë mbështetjen për federatat e ndryshme si dhe për Komitetin Olimpik të Kosovës, duke avancuar këtë lloj bashkëpunimi dhe kordinimi në radhë të parë tek aktivitetet që ndërlidhen me zhvillimin e garave dhe me organizimin e evenimenteve të ndryshme brenda Kosovës për ngritjen e cilësisë por gjithashtu edhe në fokus tek garat ndërkombëtare, tek ato federata të sporteve dhe sportistë që e kanë një mundësi të tillë.

Në anën tjetër, kemi qenë shumë të angazhuar tek procesi i ndërkombëtarizimit, kemi ndihmuar në shumë federata këtë proces bile në disa raste kemi marrë edhe iniciativa vet si ministri për të arritur qëllimin tonë të përbashkët për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës. Unë kam pasur mundësinë dhe kënaqësinë që të zhvillojë takime të shumta jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë vendit me personalitete të rëndësishme të sportit botëror, me njerëz të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që janë realisht njerëzit e majave vendim-marrëse të sportit botëror dhe mendoj se kemi arritur që të kemi një pozicion më të favorshëm për Kosovën në momentet kur ne jemi të gatshëm për të bërë aplikimin për anëtarësim në KON, gjë që realisht nuk është shumë larg por që është pak më larg se sa që kishim pasë dëshirë ne.

Janë disa federata të reja që janë themeluar këtë vit, që kanë pasur mbështetjen tonë poashtu si të tjerat ekzistuese, dhe në kuadër të angazhimeve të tyre, në disa prej tyre presim që të marrin përgjigje për ndërkombëtarizim së shpejti në këtë kuadër janë Federata e Pentatlonit Modern, që sipas informatave të fundit shkresa zyrtare është dashur që para fundit të vitit të bëhet një gjë e tillë edhe pse ende nuk ka një informim final dhe Federata e Lundrimit për aplikimin e së cilës është pranuar, është vlerësuar që i plotëson kushtet për anëtarësim të plotë por që pritet vendimi final.

Me pranimin e Federatës së Skitarisë si anëtare me drejta të plota deri në konfirmimin që presim në qershor, të kemi katër federata të sporteve olimpike të pranuara ndërkombëtarisht, por na duhet edhe një për të përmbushur kushtin e famshëm teknik për aplikim. Shpresa jonë është që kjo të ndodhë sa më shpejtë në mënyrë që ne të aplikojmë sa më herët para mbajtjes së Lojërave Olimpike Verore “Londra 2012”, ku kemi si objektiv primar pjesëmarrjen e sportistëve tanë atje, të atyre që përmbushin normat olimpike që në këtë rast është xhudistja jonë e famshme Majlinda Kelmendi, dhe unë jam optimist përkundër shumë vështirësive, sfidave dhe po e quaj presioneve politike nga kundërshtarët tanë, do të arrijmë qëllimin tonë për ta pasur Majlindën në Londër.

Tjetër që dua ta theksoj është ta bëjmë infrastrukturën sportive, e cila padyshim është e stërvjetuar dhe është e munguar, por përveç faktit që ne kemi përshpejtuar zhvillimin dhe punët dhe duke ngritur edhe buxhetin në palestrat e ndryshme sportive që i kemi gjetur në fillim në ndërtim e sipër, disa fatkeqësisht nga viti 2004 e të papërfunduara, kemi arritur që edhe përmes bashkëfinancimit dhe donacioneve në radhë të parë nga Komisioni Evropian, të marrim projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e sportit të Kosovës, siç është projekti me të cilin, t’ju them të drejtën, unë mburrem, për ndërtimin e gjashtë stadiumeve ndihmëse në Kosovë që për herë të parë do të fillojnë në vitin 2012. Poashtu projekti kapital, ndoshta më i madhi në dekada e dekada i bashkëfinancimit të qendrës multifunksionale sportive në Mitrovicë, që poashtu fillon të ndërtohet në vitin 2012.

Radio Kosova: Kur jemi tek çështja e pronësisë që padyshim ka qenë pengesë kryesore në investime në sport, sa do të ushtroni ndikimin tuaj tek kuvendet komunale që të zgjidhet çështja e pronësisë dhe të interesuarit të investojnë në sport?

Memli Krasniqi: Çështja e pronësisë e infrastrukturës sportive, në radhë të parë po flasim për stadiumet e futbollit besoj, nuk është një çështje që varet nga vullneti politik ose individual, është një çështje që lidhet me legjislacionin në fuqi, dhe duke pasur parasysh që shumica e stadiumeve kanë pasur statusin e pronave shoqërore, pjesa më e madhe e tyre mbetet nën administrimin e Agjencionit Kosovar të Privatizimit, si trashëgimtare e Agjencionit kosovar të Mirëbesimit. Në këtë drejtim është e pamundshme që në çfarëdo mënyre arbitrare qoftë edhe përmes ligjeve të reja, të bëhet një tjetërsim i pronës sepse fakti është sikur edhe pronat tjera shoqërore, do të duhet t’i nënshtrohen një procesi të privatizimit dhe nuk janë prona të këtij karakteri pasi ka edhe prona komunale por edhe prona publike të cilat i menaxhon Komuna, siç është rasti i Stadiumit të Qytetit të Prishtinës.

Padyshim që duhet të ketë zgjidhje, unë tash i kam inicuar diskutimet edhe me zyrtarë të agjencionit Kosovar të Privatizimit, por duhet të jemi të sinqertë si zakonisht se kjo nuk është një çështje që mund të zgjidhet për një periudhë të shkurtë kohore, por do të merr më gjatë deri te një moment kur ne të kemi një qartësim sepse është e vështirë që të bëhet një përjashtim ta zëmë këtë rast sipas qëndrimeve të palëve tjera, për qështjen e infrastrukturës sportive e të mos bëhet ta zëmë të pronave të tjera të ndryshme që kanë statusin shoqëror, siç është rast i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, kështu që vërtetë është një çështje e ndërlikuar por që e ka vëmendjen dhe angazhimin tonë. Ne jemi të vetëdijshëm që sportistët dhe sportdashësit që definimi i pronës do të ishte mundësi e mirë për të thithur investime, por realisht nuk është një çështje që mund të zgjidhet për një periudhë shumë të shkurtë.

Radio Kosova: Ministër, deri tani ishte gjithçka zero, me miratimin e ligjit për sport, cilat do të jenë ndryshimet në praktikë që të gjithë të ecim përpara?

Memli Krasniqi: Besoj që kemi arritur që të kryejmë një punë shumë të rëndësishme dhe të vonuar sepse ju e dini vet që e keni përcjellë sportin për shumë vite edhe dëgjuesit tuaj që kjo është një temë e përtypur e ripërtypur dhe e pa përfunduar. Mua më vjen mirë që e kemi arritur që ashtu sipas planit tonë që para Vitit të Ri, ta miratojmë në Kuvend leximin e dytë dhe tashmë në ditët e para të janarit do ta kemi ligjin në fuqi.

Ndryshimet janë jashtëzakonisht të rëndësishme, disa prej tyre po i veçoj p.sh. ne e fuqizojmë Komitetin Olimpik të Kosovës edhe ligjërisht sepse deri më tash për shkak se ligji është bërë në kohën e UNMIK-ut, definicionet kanë qenë krejt neutrale ndaj shtetësisë dhe kanë qenë problematike. Poashtu fuqizimi dhe avansimi i raportit tonë me federatat gjithmonë duke e ruajtur autonominë dhe pavarësinë e tyre por në kuptiminin e rritjes së mbështjetjes sonë për ngritjen e cilësisë së tyre. Është fuqizimi i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv dhe Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që janë institucione shumë të rëndësishme për të bërë arbitrin në kontestet e ndryshme që mund të lindin brenda federatave apo në raste të tjera.

Themelimi i Agjensisë Anti-Doping që është një standard tepër i rëndësishëm edhe një kërkesë shumë e rëndësishme në procesin e ndërkombëtarizimeve që ne nuk i kemi pasur deri më tash dhe që do ta themelojmë në periudhën më të shpejtë të mundshme, që mos të jetë pengesë në procesin e ndërkombëtarizimit të sportit tonë. Ajo që unë e vlerësoj shumë të rëndësishme për sportistët në radhë të parë dhe për këtë ngritur edhe motivimin e tyre, ka të bëjë me mundësinë që kemi krijuar për herë të parë përkundër hezitimeve të ndryshme, që të krijojmë mekanizma për të shpërblyer sportistët që kanë të arritura të veçanta në nivelin vendor por edhe në atë ndërkombëtar. Për herë të parë kemi krijuar një bazë ligjore për të ndarë edhe bursa olimpike për shpresat olimpike dhe poashtu për të krijuar së paku në mënyrë simbolike një mbështetje permanente financiare për sportistët apo më sakt ish-sportistët që kanë arritur suksese në gara të niveleve ndërkombëtare.

Ka edhe disa ndryshime të tjera që dikujt mund t’i duken më të vogla por që realisht të gjitha këto marrë së bashku e kanë krijuar një ambient të ri dhe implementimi i tyre padyshim do të hap një kapitull të ri për sportin e Kosovës që i mundëson një infastrukturë të re moderne sikurse edhe vendet e zhvilluara, në mënyrë që të jemi në linjë me atë që çfarë po ndodh edhe në rajon e gjetiu. Unë mendoj se pjesa më e rëndësishme e punës mbetet të bëhet pas hyrjes në fuqi, do të thotë pas pak ditësh dhe ne nuk do të humbim kohë dhe besoj që nga janari do të fillojmë në punimin dhe në hartimin e akteve nënligjore. Ligjet e tilla kaq të mëdha dhe të rëndësishme, realisht, kërkojnë një sërë aktesh nënligjore për tu bërë të implementueshme dhe për t’i trajtuar të gjitha specifikat e fushës.

Kështu që ne do të bëjmë sa më shpejt që është e mundur aktet nënligjore, gjithmonë në konsultim me palët e tjera të interesit. Siç e dini, ne këtë ligj nuk e kemi bërë në kabinet të ministrisë por e kemi bërë në konsultim me të gjitha palët e interesit, me Komitetin Olimpik, me të gjitha federatat, kemi pasur takime të ndryshme, kemi kërkuar argumentet e tyre me gazetarët sportivë, me punëtorë sportivë dhe nga kjo çasje e koordinimit me komunitetet do të vazhdojë gjatë gjithë kohës për sa unë do ta kem përgjegjësinë si ministër për sport.

Radio Kosova: Mesazhi juaj në fund për vitin 2012 dhënë sportistëve dhe punëtorëve sportivë?


Memli Krasniqi: E para, unë do të falenderoj për mbështejtjen që e kam marrë nga të gjithë gjatë këtij viti. Jam shumë mirënjohës sepse me të vërtetë besoj se të gjithë e kanë kuptuar se çasja ime ka qenë gjithmonë e drejtuar në bashkëpunim, në koordinim dhe mirëkuptim mes neve si institucion kemi obligim për t’i përmirësuar kushtet në suaza të kompetencave tona, me gazetarët sportivë poashtu të cilët kanë qenë jashtëzakonisht të hapur edhe për të na sugjeruar dhe për të na dhënë mendimet, sygjerimet e në rastet e caktuara pse jo edhe kritikat e tyre me vend. Ne do të mundohemi që në vitin 2012 ta avansojmë këtë punë që e kemi nisë.

Mua më vjen mirë që mund të them ajo që për shumë kë ka qenë e pa imagjinueshme, unë e mbaj mend në fillim të mandatit kur kam thënë se do ta rris buxhetin, të gjithë kanë thënë nuk mundesh ngase askush nuk e ka bërë, sot ne e kemi të miratuar një buxhet 18.2 milion eurosh.

Ka qenë gati e pa imagjinueshme që të bëhet kjo madje as unë nuk kam qenë i sigurt që mund ta bëjmë 18.2 milion menjëherë në vitin 2012, por nga rritja prej 11.4 në 13.1 që e kemi pasë këtë vit, tash kemi 18.2 që është 40% më shumë dhe përfituesi më i madh është sporti sepse ngritja më e madhe e investimeve është pikërisht në sport dhe në infrastrukturën sportive dhe tek investimet kapitale por edhe te pjesa e subvencioneve për çka ne kemi ndarë 1.2 milion euro për vitin e ardhshëm për t’i mbështetur federatat dhe sportistët.

Ndaj, unë pres një bashkëpunim të frytshëm, pres një koordinim të mirë, ata besoj që tashmë e dinë gjithë se dera e ministrisë do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë dhe mendoj se vetëm kështu me bashkëpunim, me koordinim dhe me këtë mirëkuptim mund ta qojmë sportin përpara sepse kemi shumë sfida, kemi shumë probleme, kemi shumë çështje që meritojnë vëmendjen jo vetëm të ministrisë por në përgjithësi të institucioneve, por ma merr mendja që me vullnet të përbashkët, të sinqertë për ta avnsuar sportin, ne mund t’ia arrijmë këto qëllime tona të përbashkëta.

E.Thaçi & G.Kosumi

Prapa