Intervistat

Intervistë exklusive e ministrit të sportit, Memli Krasniqi dhënë Radio Kosovës

03.01.2012

Gjatë fundvitit është bërë rekapitulimi i arritjeve në sportin e Kosovës, por edhe vështirësistë me të cilat janë përballur sportistët dhe drejtuesit e sportit të Kosovës në të gjitha degët sportive. Infrastruktura sportive, përpjekjet për praninimin e federatave tona në asociacionet ndërkobmëtare, por edhe shumë punë të tjera mbesin prokupim edhe për vitin 2012. Miratimi ligjit për sportin, që u bë në fund të këtij viti ishte ndër arritjet e mëdha. më shumë

Flet për “Epokën e re”, Memli Krasniqi

24.11.2011

LDK-ja Ministrinë e Kulturës e ka konsideruar sikurse të ishte degë e saj, asnjëherë si institucion publik. Këtu janë instaluar në mënyrë të paligjshme njerëz partiakë, militantë e familjarë të udhëheqësve të partisë, pa e respektuar ligjin dhe pa i respektuar procedurat, jashtë çdo koncepti administrativ. Akuzat e tyre janë tendenca për ta politizuar një proces të vendosjes së rendit dhe ligjit në këtë ministri. Këto janë disa nga arsyet pse ata akuzojnë. Arsyet e tjera mund t’i dinë pseudoekspertët që po dalin e po bëjnë zhurmëmë shumë

GAZETA SPORT: Ministri: Moment i rëndësishëm për sportin

16.11.2011

Ishte bërë shumë zhurmë për Ligjin për Sport dhe atë për Sponsorizime, por i pari tashmë është pranë finalizimit të tij. Ligji për Sportin të enjten është miratuar nga Qeveria e Kosovës, ndërsa tash ‘topi’ ka mbetur te kuvendarët e Parlamentit të Kosovës, të cilët deri në muajin nëntor pritet ta bëjnë të plotfuqishëm.më shumë

GAZETA “SPORT”: Intervistë me ministrin për Kulturë, Rini e Sport, Memli Krasniqi

16.11.2011

Të gjithë paraardhësit e tij premtuan se do ta hedhin në miratim Ligjin për Sport, por këto mbetën vetëm fjalë. Ai edhe sot mbeti pa u miratuar, sikurse Ligji për Sponsorizim. Ministri i tanishëm për Kulturë, Rini e Sport, Memli Krasniqi, në një intervistë për “Sport”, thotë se të dy këto ligje do të miratohen këtë vit. Ai flet edhe për kërkesën e Prishtinës, për të cilën thotë se nuk janë të informuar nga FSHF-ja, nëse kjo e fundit vërtet dëshiron të luajë ndeshjet e Kombëtares në Prishtinë. Sa i përket infrastrukturës, në tetë qendra të Kosovës do të ndërtojnë fusha ndihmëse. Beson në ardhjen e Dinamos së Zagrebit. Flet edhe për takimin me legjendën e futbollit, Franz Beckenbauermë shumë

Intervistë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi

15.11.2011

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi thotë se për 100 ditë ka arritur suksese që dikush do t’i priste të realizohen ndoshta ka fundi i mandatit. Duke u përgjigjur kritikave të LDK-së, Krasniqi thotë se në ministri nuk ka gjetur dokument, mbi bazë të të cilit themelohet Çmimi Vjetor për Kinematografi, “Bekim Fehmiu”. Sa i përket kritikave për eliminime politike dhe konkurse të paligjshme, Krasniqi thotë se vetëm po vendoset ligji dhe po ndreqen shkeljet që janë bërë qe dhjetë vjet. Artefaktet e marra padrejtësisht nga Serbia pret që të kthehen shumë shpejtë. Për të gjitha këto dhe shumë të tjera, - flet në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” Ministri i MKRS-së, Memli Krasniqi. më shumë

previous

16-20 Nga 21

next

KOSOVO IN UNESCO