Promovimi kulturor

Divizioni i Promovimit mëton të mbështesë, rris dhe forcojë kapacitetin për promovimin e kulturës në nivel të vendit dhe ndërkombëtar dhe të promovojë imazhin e përtërirë të kulturës së shtetit të Kosovës, përmes:
promovimit të artistëve vendës në Kosovë dhe jashtë saj;

  • avancimit të potencialit publikues në Kosovë;
  • pasurimit të fondeve bibliotekare të Kosovës dhe subvencionimin e tyre në fushëveprimtari përkatëse;
  • trajnimit dhe ngritjen e kapaciteteve profesonale të personelti, në këtë fushë;
  • promovimit, ruajtjen dhe nxitjen e diversitetit kulturor në Kosovë;
  • pjesëmarrjes aktive të komuniteteve të ndryshme në ngjarje kulturore vendëse dhe ndërkombëtare siç janë; festivalet, ekspozitat, takimet letrare, shfaqjet etj.
  • krijimtarisë kulturore dhe shprehjen, në të gjitha institucionet kulturore, shoqatat, bashkësitë, OJQ-të dhe individët.


Në kuadër të Divizionit të Promovimit janë funksionale edhe dy Këshilla: Këshilli Kombëtar i Bibliotekave dhe Këshilli Kombëtar i Librit.

Divizioni Promovimit ka këta sektorë:

  • Sektori i Promovimit,
  • Sektori Bibliotekave,
  • Sektori i Diversitetit dhe Dialogut Kulturor/Minoritete,
  • Zyra e Publikimeve dhe
  • Zyrtarja Ndërlidhëse për Institucione
  • Zyrtarja për Industri Kreative

Memli Krasniqi

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit